Journal article
NAHIJA E DRENICËS SIPAS DOKUMENTEVE OSMANE
Abstract
Ky studim shqyrton rëndësinë historike dhe evolucionin administrativ të Nahijes së Drenicës nën Perandorinë Osmane gjatë shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Nëpërmjet ekzaminimit të kujdesshëm të dokumenteve osmane, janë dhënë detaje të papublikuara deri më tani për fshatrat e rajonit, dinamikën sociale, demografinë dhe peizazhin ekonomik. Përmes këtij studimi, në të cilin rëndësi të veçantë i kushtohet tranzicionit administrativ të Nahijes së Drenicës, është shtjelluar historia e kalimit të saj nga kazaja e Vushtrrisë nën kazanë e Mitrovicës, dhe më në fund kthimin e saj nën kazanë e Vushtrrisë gjatë periudhës së vonë osmane. Duke hedhur dritë mbi këtë periudhë historike të Drenicës të pastudiuar sipas dokumenteve osmane, shpresojmë të përmbushet një zbrazëtirë jetike në historinë e Kosovës. Ky studim, i bazuar kryesisht në të dhënat administrative dhe defteret osmane, ofron një analizë unike të së kaluarës së Drenicës.
Keywords
85 views · 65 downloads
