IAD Index of Academic Documents
  • Home Page
  • About
    • About Izmir Academy Association
    • About IAD Index
    • IAD Team
    • IAD Logos and Links
    • Policies
    • Contact
  • Submit A Journal
  • Submit A Conference
  • Submit Paper/Book
    • Submit a Preprint
    • Submit a Book
  • Contact
  • Rumeli İslam Araştırmaları Dergisi
  • Issue:14
  • URDHËRİMET PËR MİRËSİ DHE NDALİMET NGA E KEQJA NË DİSKURSİN FETAR

URDHËRİMET PËR MİRËSİ DHE NDALİMET NGA E KEQJA NË DİSKURSİN FETAR

Authors : Rexhep Suma
Pages : 21-35
View : 78 | Download : 51
Publication Date : 2024-10-31
Article Type : Research Paper
Abstract :Parimi fetar “urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja” është faktor qenësor në fushën e thirrjes islame. Në një shoqëri ballkanike ku jetojmë ne si shqiptarë në një shoqëri multikulturore, ku respektohet privatësia dhe ligjet laike i ndajnë çështjet fetare nga ato shtetërore, dhe kjo mbetet një sfidë bashkëkohore për komunitetin mysliman dhe ofron mundësi se si mundet të jetësohet ky parim fetar aq sa mundet dhe i krijohet hapësirë. Ky artikull analizon në mënyrë shkencore themelet teologjike dhe praktike të parimeve bazë të kësaj fushe nga mësimet kuranore dhe profetike. Po ashtu shfaq edhe mundon të kuptoj raportin mes predikuesve (të fesë) me ndryshimet sociale në shoqëritë postmoderne. Gjithashtu ky punim sqaron format e kontrollit social, të ushtruara nga grupet fetare, përfshirë sanksione joformale ndaj kundërvajtësve, si izolimi, turpërimi dhe shmangia. Duke pasqyruar shembuj konkret, si kryerja e riteve fetare, humaniteti, respekti ndaj prindërve, ndershmëria dhe largimi nga gjërat e dëmshme si: vjedhja, droga, alkooli, punimi ilustron se si këto parime ndihmojnë në ngritjen dhe konsolidimin e një shoqërie të drejtë dhe morale. Po ashtu theks i veçantë i kushtohet edhe rolit të këtyre parimeve në përmirësimin e vetëdijes shpirtërore dhe sociale të individëve, si dhe ndikimi i tyre në promovimin e drejtësisë dhe paqes në komunitetet tona. Në këtë punim shkencor është përdorur metoda e analizës teorike, analiza e përmbajtjes, metoda e krahasimit, metoda e deskriptimit. Analiza cilësore mbështetet kryesisht mbi vlerësimin e përmbajtjeve të ndryshme mediatike përmes vëzhgimit, si edhe në një numër të gjerë studiuesish që kanë trajtuar këtë temë nga autorë vendas dhe të huaj.
Keywords : İslam Dini, İman, İslamî Davet, İyiliği Emretmek ve Kötülükten Sakındırmak

ORIGINAL ARTICLE URL
VIEW PAPER (PDF)

* There may have been changes in the journal, article,conference, book, preprint etc. informations. Therefore, it would be appropriate to follow the information on the official page of the source. The information here is shared for informational purposes. IAD is not responsible for incorrect or missing information.


Index of Academic Documents
İzmir Academy Association
CopyRight © 2023-2025