IAD Index of Academic Documents
  • Home Page
  • About
    • About Izmir Academy Association
    • About IAD Index
    • IAD Team
    • IAD Logos and Links
    • Policies
    • Contact
  • Submit A Journal
  • Submit A Conference
  • Submit Paper/Book
    • Submit a Preprint
    • Submit a Book
  • Contact
  • Balkanistik Dil ve Edebiyat Dergisi
  • Volume:6 Issue:1
  • HUAZIMET NË DRAMËN AGIMESHA E NGUJUAR NË SHTATË SHPELLA, TË ABDYLAZIS ISLAMIT

HUAZIMET NË DRAMËN AGIMESHA E NGUJUAR NË SHTATË SHPELLA, TË ABDYLAZIS ISLAMIT

Authors : Donika Bakiu
Pages : 60-69
Doi:10.53711/balkanistik.1487551
View : 62 | Download : 46
Publication Date : 2024-06-30
Article Type : Research Paper
Abstract :Abdylazis Islami është krijuesi me veprat e të cilit zë vend të veçantë letërsia bashkëkohore ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Vepra dhe gjuha e një shkrimtari gjithmonë studiohet me anë të metodave të ndryshme që kemi në gjuhësi ose letërsi, varet nga lloji i studimit. Gjatë tërë historisë marrëdheniet e një populli me pojut e tjerë kanë sjellë edhe ndikime të ndryshme në gjuhë. Drama në lidhje me interpretimin e saj nxit edhe aftësitë vizuale dhe dëgjimore. Drama për fëmijë është njohja e të fëmijëve me teatrin si formë e tyre e shprehjes artistike dhe për të përcjellë një kuptim të tij. Në dramë, ndodhin përpjekjet e para mendore të lexuesit për të imagjinuar atë që ka lexuar në skenë. Drama për fëmijë shpesh një përvojë vërtetë emocionuese. Kontakti gjuhësor është një fenomen i përhapur i reflektuar në huazimin e fjalëve nga gjuhët e dhuruesve në ato marrëse. Historia e gjuhëve tregon qartë se huazimet përbëjnë një fenomen normal dhe universal, i cili kontribuon shumë në dinamikën e tyre dhe në pasurimin e fjalorit të tyre. Megjithatë, huzimi shpesh shihet negativisht kur shihet si një kërcënim, veçanërisht kur një gjuhë huazon shumë nga një tjetër. Të flasësh për krijimtarinë e Abdylazis Islamit, nuk është e lehtë. Një numër i madh letrarësh e studiuesish e kanë komentuar e vështruar, analizuar e vrojtuar, krijimtarinë letrare të Abdylazis Islamit. Në çdo rast, huazimet përbëjnë një dëshmi zbuluese në historinë e gjuhëve. Në këtë punim kemi marrë për studim huazimet në dramën “Agimesha e ngujuar në shtatë shpella” të autorit Abdylazis Islami. Të gjitha huazimet janë mbledhur me kujdes të veçantë dhe janë analizuar çfarë huazimesh janë turke, sllave ose të tjetër gjuhe.
Keywords : Ödünçleme, Drama, Agimesha

ORIGINAL ARTICLE URL

* There may have been changes in the journal, article,conference, book, preprint etc. informations. Therefore, it would be appropriate to follow the information on the official page of the source. The information here is shared for informational purposes. IAD is not responsible for incorrect or missing information.


Index of Academic Documents
İzmir Academy Association
CopyRight © 2023-2026